Lakra jeshile, një depo vitaminash dhe mineralesh

Dietologia klinike, dr Anila Kalleshi ka vënë në spikamë vlerat e lakrës jeshile, e cila është një depo vitaminash dhe mineralesh.

Konsumimi i një sasie të vogël të lakrës jeshile e furnizon organizmin tuaj me mbi 200% të vlerës së përditshme të vitaminës A, 134% të vlerës së përditshme të vitaminës C dhe pothuajse 700% të vlerës së përditshme të vitaminës K.

Përveç kësaj, lakra jeshile përmban minerale të rëndësishme si mangani, kaliumi dhe bakri. Të dhënat tregojnë se pirja e lëngut të lakrës jeshile mund të ndihmojë në profilin tuaj të lipideve dhe ndoshta më e rëndësishmja, lakra jeshile është dëshmuar se ulë dëmtimin oksidativ të LDL-së siç përshkruhet në këtë studim të rëndësishëm.

Reduktimi i oksidimit të LDL-së ka implikime të rëndësishme në lidhje me rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Antioksidanti i lakrës jeshile, kuercetin, ka veti anti-virale, dhe mund të trajtojë të ftohtin e zakonshëm.

Karotenoidet e lakrës jeshile, luteina dhe zeaxanthin përqëndrohen në sy, dhe mund të luajnë rol në parandalimin e sëmundjeve optike.

Kjo lakër aktualisht përmban rreth 120 mg acide yndyrore Omega-3 për kupë (filxhan), shumë më mirë se shumica e bimëve.

Përveç kësaj, lakra jeshile furnizon organizmin me fibra të patretshme për dietë, shkruan Kalleshi.