Lamtumirë familjes përmes iPad-it, drama e pacientëve me koronavirus në SHBA

Disa spitale amerikane janë mbushur me iPad-e, të cilët janë duke u përdorur për të lidhur pacientët e infektuar me koronavirus në një bashkëbisedim virtual me familjet e tyre.

Kur Dr. Mark Shapiro postoi historinë e një pacienti që po i jepte lamtumirën familjes së tij përmes një iPad-i, ai donte t’u bënte me dije të gijthëve ashpërsinë e kësaj pandemie, shkruan a2news.

“Ndërsa ekipi i ICU (njësia e kujdesit intensiv) bëhet gati, ka një hap kryesor që nuk duhet ta harrojmë. Në fillim ai thotë “Jo”, por ne e inkurajojmë atë. Infermierja sjell iPad-in. Me ajrin e fundit në mushkëritë e tij të copëtuara, ai i thotë lamtumirë familjes së tij, përmes një lidhje interneti.”, shkroi Shapiro, i cili është mjek në spitalin Santa Rosa Memorial në California, në Tëitter.

Spitalet në SHBA janë mbingarkuar nga mijëra pacientë që vijnë çdo ditë. Natyra e sëmundjes i ka detyruar spitalet të kufizojnë, dhe shpesh të ndalojnë, të drejtat e vizitës për të zbutur përhapjen e saj.

Zgjidhja e fundit ka qenë implementimi i teknologjisë në mënyrë që pacientët të mund të komunikojnë me miqtë dhe familjen e tyre – shpesh, për herë të fundit.