Largohet për Gjermani edhe një punëtor shëndetësor në Gjilan

Kosovës po i ikin çdo ditë punëtorët shëndetësore, prej specialistëve e deri te stafi mbështetës. Ky duhet të jetë alarm për drejtuesit shëndetësorë dhe qeverinë, shkruan Mediafokus.info 

Këtë rrugë zgjodhi së fundi edhe një infermier i mirë e punëtor në Gjilan, Valdrin Toska, i cili sot përmbyllë ditën e fundit në Urgjencën e këtushme.

“Sot dita e fundit e punës së infermierit Valdrin Toska në Urgjencë. Valdrini ishte punëtor i mirë e i përkushtuar, korrekt e i përpiktë në punë.

Mbi të gjitha edhe pse i ri në moshë, shume shok i mire, besnik dhe i pjekur.

Mungesa e tij do te na percjell gjate në Shërbimin e Urgjences, në veçanti humori dhe buzeqeshjet e tij.

Falenderojme familjen qe ka eduku dhe rrite nje dale me keto virtyte. Ti Valdrin ke lene gjurme te pashlyeshme tek ne, gjithmone do ta ndiejme mungesen tende ne mesin tone.

Te urojme te gjitha te mirat ne Gjermani, Valdrin! Shendet e suksese në jete!” – ka shkruar shefi i tij, Ekrem Kryeziu./Mediafokus.info