LDK e PDK në Gjilan thonë se janë dakorduar me VV-në që nesër të votohet buxheti, Hyseni thërret seancën sot
Pas dështimit të disa seancave, duket se Komuna e Gjilanit është një hap më afër miratimit të buxhetit për vitin 2025.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdyl Aliu, ka deklaruar se kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka pranuar të bashkëpunojë me opozitën për të siguruar kalimin e buxhetit.
Edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bujar Nevzati, ka konfirmuar se ka pasur pajtime mes opozitës dhe pozitës për miratim të buxhetit.
Seanca për miratim të buxhetit është planifikuar që të mbahet nesër (e enjte) në ora 10:00.
Ndërkohë Hyseni ka bërë një lojë tjetër dha ka ftuar seancë për sot në orën 16:00. Ai, assesi nuk po bindet që opozita të vendos për këtë, ndonëse LVV dhe partnerët e saj nuk e kanë shumicën në Kuvend.
Hyseni, i cili dikur injoronte opozitën dhe çdo kërkesë të saj, tani është kthyer dhe po e fajëson atë për dështim në miratimin e buxhetit.

