LDK: Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin
Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimorë në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë gjatë Qeverisë Kurti.
Sipas infografikës së publikuar, shihet se buka në vitin 2021 ka kushtuar 35 centë, e në këtë vit 52 centë, qumështi – 88 centë e tash 1 euro e 21 centë, orizi – 1 euro e 41 centë në vitin 2021 e 1 euro e 68 centë këtë vit.
Sheqeri, nga 70 centë sa ka qenë në vitin 2021, tash kushton 1 euro e 25 centë, çmimi i miellit të grurit, nga 52 centë në 79 dhe çmimi i druve, nga 39 euro e 31 centë në 60 euro e 71 centë këtë vit.

