LDK s’lëshon pe, Lutfi Haziri tregon kushtin për të marrë pjesë në seancë
Nuk “tërhiqet” edhe LDK: Lutfi Haziri tregon kushtin përfundimtar për të marrë pjesë në seancë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur edhe njëherë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente.
Ai në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se ata po kërkojnë tërheqjen e Ligjit për zgjedhje, si kusht për të marrë pjesë në seancë.
”Duhet ta tërheqin Ligjin për Zgjedhje. Ky është kushti ynë për të marrë pjesë në seancë”, tha ai.

