‘Lej foret, puno najsen’
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, pas deklaratave të tij se e ka marrë malli për opozitën.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook i ka listuar disa nga problemet kryesore në vend, duke thënë se e ka marrë malli për investime kapitale në Kosovë, për rritjet e pagave për mësuesit, mjekët dhe policët e për mos shtrenjtimin e rrymës.
Ajo i ka kërkuar kryeministrit të punojë diçka, e të mos i thumbojë aleatët nëpër konferenca shtypi.
“Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët;Më ka marrë malli mos me u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës; Më ka marrë malli mos me pasë infalcion marramendës në produkte bazike; Më ka marrë malli me u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp. Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet”, shkroi ajo.

