Lëkundje toke në Gjilan

Dridhje të lehta toke janë ndjerë para pak minutash në Gjilan, shkruan Mediafokus.info.

Siç bën të ditur Meteo Kosova, tërmeti ishte me mangitudë 2.3 shkallë Rihter dhe epiqendra e tij ishte mes fshatrave Përlepnicë dhe Kosaqë.

“Tërmet me magnitudë prej 2.3 shkallë të Rihterit në orën 10:24. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Përlepnicë-Kosaqe, 5 km në verilindje të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Në vitin 2002, Gjilani ishte goditur nga një tërmet i madh me fuqi 5.1 të shkallës Rihter, i cili kishte lënë pas vete dëme të konsiderueshme materiale, dhjetëra të lënduar dhe një të vdekur.