Nga 100 euro shtesë për penisonistët për muajin nëntor

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim të ndahen nga 100 euro shtesë për penisonistët, për muajin nëntor.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për përfituesit e skemës pensionale, për muajin nëntor 2021, në zbatim të pakos së ringjalljes ekonomike, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ndan nga 100 euro shtesë.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, nga kjo ndihmë do të përfitojnë 300 mijë familje.

“Me këtë mbështetje prej 100 euro jemi në linjë me shumë shtete më të zhvilluara sesa ne”, u shpreh Murati.