Lenë Osmani fiton turneun “Dita e çlirimit të Prishtinës” në pingpong
Sot në pallatin e sporteve në Prishtinë u organizua turneu për kadetë në pingpong, “Dita e çlirimit të Prishtinës”, ku morrën pjesë shumë sportistë nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Pas shumë ndeshjeve interesante, në fund të turneut fitues në kategorinë e meshkujve doli Adriatik Maloku, ndërsa në atë të femrave triumfoi Lenë Osmani.
Kujtojmë se Osmani zuri vendin e dytë edhe në turneun e juniorve, “Hasan Prishtina”, në maj të këtij viti, ndonëse është më e re në moshë.
Pingpongistja nga Gjilani ka filluar të merret me këtë sport që nga mosha 7-vjeçare. Në çdo garë, ku ka marrë pjesë, ka arritur të sigurojë medalje, qoftë e dyta, ose e treta në nivel republikan.
Ajo pritet ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë e juniorve në turneun e radhës në Bullgari./Mediafokus.info/