Letër e hapur atyre që e pranojnë

Mirishahe Limani Hiler

Askush në botë, pra askush edhe nga ju nuk e ka përjetuar më parë një gjendje me COVID 19!

Nuk jeni të parët por as edhe të fundit që kjo situatë ju shqetëson.

Situatë e panjohur për të gjithë globin.

Shqetësimi juaj është shumë normal i cili shoqërohet edhe me frikë.

Frika juaj është e arsyeshme dhe duhet të jetë në një masë edhe prezente sepse ajo ju ndihmon që të mbroheni.

Cila është mbrojtja më e mirë ?

Të rrimë në shtëpi dhe t’i respektojmë rregullat elementare.

Të organizojmë jetën ndryshe gjatë 24 orëve të ditës e 7 ditëve të javës, në familjen tonë.

Të përgatitemi mentalisht edhe për një apo dy muaj edhe pse gjërat do të mundë të ndryshojnë më shpejt për të mirë.

Konkretisht të kujdeseni për shëndetin mendor të fëmijëve tuaj duke qenë të zot të kontrolloni me gjakftohtësi çdo mosmarrëveshje brenda familjes.

Sa jeni në shtëpi, me qëllim që të ruani ekulibrin tuaj, caktoni vetes një kohë të rregullt që të njoftoheni me lajmet e reja të gjendjes me Covid 19.

Të qëndruarit pa nderprerë i lidhur me mediat sociale që komentojnë koronavirusin nuk kontribon në përulje të shqetësimit tuaj dhe tensionit eventual në shtëpi. Dëmton shëndetin tuaj!

Luani me fëmijët, lexoni, shikoni filma, dëgjoni muzikë, kujdesuni për lulet, kopshtin që keni në oborr, krijoni mundësi vetes duke praktikuar ushtrime të lehta trupore…

Kontaktoni familjarêt e farefisin dhe miqtë përmes telefonit apo rrjeteve të tjera sociale. Shkëmbeni edhe tema të tjera të jetës suaj.

Po që se dëgjoni se në lagjen tuaj ka ndonjë familje që ndeshet me vështirësi për tu ushqyer, lajmëroni zyrtarët komunal apo na shkruani edhe neve në këtë grup.

Po që se njihni të moshuar që gjatë kësaj kohe duhet t’i evitojnë daljet në markete për ushqim apo në farmaci për barna, propozoni atyre shërbimin tuaj.

Krijoni nje grup civil në lagjen tuaj me shokë që atyre t’i dilni në ndihmë.

Kujdes i përkushtuar në raport me të moshuarit: higjenen dhe distancen kur leni të blerat para derës së tyre.

Mos lejoni në asnjë mënyrë të krahasoni gjendjen e përgjithshme në raport me masat e marra për mbrojtje në shtetin tuaj me ndonjë shtet tjetër të botës.

Krahasimet janë lodhje. «Shtrijë këmbët sa e ke jorganin»!

Të gjitha masat e marra në shtete të ndryshme munden të dallojnë nga kapacitet që kanë në lëmin e shëndetësisë.

Përndryshe të gjithë jemi në të njejtën anije.

Çdo gjë është kalimtare në këtë botë!

Sot, kujdesi juaj është optimizëm, qëndrimi juaj në shtëpi është respekt për jetën dhe dashuri!

Respektimi i këshillave mjekësore dhe rregullave të shoqërisë njerzore janë krenari!

#Shëndettëgjithëve.

#Shihemikurtëshkonkorona.