Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës

Izmi Zeka

Nuk do të hi në histori për Luginën e Preshevës. Por një gjë është mbase e qartë Lugina e Preshevës po shpopullohet.

Kujdesi i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ngritët në nivel krejt tjetër për shqiptarët e Luginës. Ajo pjesë e shqiptarëve ka mbetur në mëshirën e zotit.

Leni patriotizmat dhe folklorin në këtë kohë kur veprimet duhet të jenë konkrete.

Nuk mund të vijë një kohë më e mirë se sot që Luginasit ti bashkëngjiten Kosovës. Ata që i njohinin rrethanat ndërkombëtare por edhe historinë Evropiane dhe Botërore raste për zgjidhje të përhershme ndodhin në 50 vjet apo më shumë.

Lugina doemos duhet të futet në bisedimet Kosovë –Serbi. Duhet ti rikthehet Kosovës.
Është e atyre që udhëheqin Kosovën të gjejnë rrugën që të zgjidhin këtë plagë të hapur të Shqiptarëve.

Nesër mos tregoni historira se si nuk mundëm apo nuk na lanë të tjerët.

Ndryshe nëse kjo pjesë e Shqiptarëve nuk do ti bashkëngjitet Kosovës atëherë do ta ketë fatin e Sangjakut të Shqiptarëve.

Shqipëria shteti amë dhe Kosova nuk guxojnë të hezitojnë. Është rast historik për zgjidhje afatgjate.

(Autori është anëtar i KD të PDK)