Lul Raka shpallet Europiani i Vitit 2020

Profesori i Mikrobiologjisë dhe Kontrollit të Infeksioneve në Universitetin e Prishtinës, Lul Raka, është votuar si Europiani i Vitit 2020.

Ky çmim ndahet çdo vit me rastin e Ditës së Evropës nga Bashkimi Evropian në Kosovë.

Në ceremoninë e transmetuar sot në faqen Facebook të Bashkimit Europian në Kosovë, Profesor Rakës çmimi iu dha nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së.

Fituesi u vendos përmes një votimi në llogarinë në Facebook të BE-së në Kosovë, nga populli i Kosovës.

Ky është viti i pestë me radhë, me rastin e Ditës së Europës, Bashkimi Evropian në Kosovë ndan Çmimin Evropiani i Vitit për një individ/institucion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të kaluar./mediafokus.info/