Karaj: Çupkat e urta të befasojnë

Xheni Karaj është prej kohësh në një lidhje me partneren e saj Livia. Xheni ka rrëfyer sesi është njohur me të, duke thënë se prej shumë vitesh kanë qenë shoqë dhe kolege, shkruan panorama.al

Por kurrë nuk e kishte parë si partnere. Sipas saj çdo gjë lindi papritur dhe shkëndija e parë u ndez në një koncert ku kishin shkuar së bashku.

Madje, Xheni shtoi se ishte partnerja që e mori hapin e parë duke thënë se vajzat e urta të befasojnë.

“Nuk është e rëndësishme se kush do e mbajë fëmijën. Sepse kushdo që ta mbajë do jetë fëmija jonë. Nuk ka rëndësi kush e lind. Jemi njohur para shumë vitesh. Ajo erdhi si vullnetare tek aleanca. Kemi qenë shoqe dhe kolege për shumë vite. Nuk e kisha parë me syrin e dikujt që mund të kisha diçka ose mund të isha partnere. Ishte surprizë ajo që ndodhi më mbrapa. Por kjo është e bukura e dashurisë që të surprizon dhe vjen atje kur nuk e pret. Shkëndija ishte një koncert. Nuk e di a ishte atmosfera e koncertit apo fakti që kishim pirë pak. Livia u tregua më guximshme se unë. Në përgjithësi jam unë më mistrece dhe e shkathët. Por ja që çupkat e urta të befasojnë,”– tha Xheni Karaj e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Gjithashtu ajo rrëfeu se dëshiron që kenë një fëmijë me Livian, që do vijë në jetë nëpërmjet fertilizimit in vitro.

Ndërsa theksoi se dëshiron që gjinia e fëmijës të jetë vajzë.

“Mendoj se 1 fëmijë do të ishte i mjaftueshëm. Do doja shumë të ishte gocë sepse janë më çapkëne se çunat dhe më pëlqejnë për këtë fakt. Se di, edhe Livia tek një vajzë dhe një mace është. Do kënaqej Livia, do ta kishte me shumë qejf,’- shtoi Xheni.

Ajo rrëfeu edhe sesi po kalon karantinimin duke shtuar se distancimi social nuk është gjë e re për to.

“Për ne distancimi social nuk është gjë e re. Izolimin që shumë prej jush e përjetuat gjatë kësaj periudhe, shumë prej nesh e kanë realitet të përditshëm të jetës së tyre. Duke qenë se kemi aftësi të fituar për të përballur këto lloj sfidash ndoshta në këtë 17 maj do vijmë me mësim për pjesën tjetër të shoqërisë. Me disa mesazhe që nuk duhet të dorëzohemi kurrë, nuk duhet të kemi frikë që të jetojmë të lirë,”- u shpreh Xheni Karaj.