Lutfi Haziri e nis fushatën: Mungesa e bashkëpunimit, pragmatizmit dhe kompromisit politik

Nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri, duket se e ka nisur fushatën para elektorale.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, Haziri ka thënë se mungesa e bashkëpunimit, pragmatizmit dhe kompromisit politik, solli sërish zgjedhjet e reja.

Postimi i plotë:

Mungesa e bashkëpunimit, pragmatizmit dhe kompromisit politik

Dështim i qëllimshëm i dy legjislaturave të Kuvendit të Republikës për qëllime politike. Le ta harrojnë se mentaliteti parti-shtet nuk mund të ndërtohet kurrë, sepse Kosova meriton më mirë.

Kosova kërkon shumë punë e respekt. Sot, më shumë se kurrë, duhet ta kthejmë dashurinë ndaj Republikës, duke qenë se na ka dhënë emër e identitet.

Jemi në muajt e nderimit e respektit për martirët, dëshmorët dhe heronjtë dhe obligohemi që të gjunjëzohemi para tyre, me falënderim e mirënjohje.

Politika kërkon pak, shumë pak sakrificë personale për qëllime madhore.

Republika mbi të gjithë. LDK, besë e shpresë për Kosovën!