Lutfi Haziri është politikani më unifikues në LDK

Muhadin Haziri

LDK-së i duhet një alternativë e re, një mendësi e re politike brenda kësaj partie politike në mënyrë që ata nesër t’iu kthehet besimi qytetarëve si nivel vendi.

Sa i përket postit të parë të Komunës në Gjilan, konsideroj se të gjithë mund të kenë ambicie, por dy kandidatura ato që kanë respekt brenda partisë: kryetari aktual Lutfi Haziri, kandidat për të parin e LDK-së dhe i preferuari nga nëndegët e LDK-së në Gjilan, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.

Kandidatura dhe emri i përfolur do të mbështetet brenda dhe jashtë LDK-së, Arbër Ismajli ka treguar maturi, pjekuri, profesionalizëm si dhe provojë menaxheriale dhe ai është shpresë për të marrë përsipër detyrat udhëheqëse të Komunës, në një kohë jo shumë te favorshme.

 Por ne si nëndegë nuk do të presim do të bëjmë përpjekje që, diku më së largu para fillimit të muajit mars, ta përmbyllim këtë̈ proces dhe do kërkojmë̈ nga kryetari Haziri ta bëjë të ditur emrin e këtij kandidati.

Nëse duam ta ruajmë besimin tonë te qytetarët, vetëm në mënyrë të tillë do t`i përballojmë më lehtë pasojat, duke shpalosur guximshëm premtimet në harmoni me mundësitë buxhetore.

 E kam thënë edhe me përpara dhe e do ta them sërish se momenti kërkon reforma thelbësore në disa nga drejtoritë komunale, duke u bazuar në parime të shëndosha.

Pa dyshim është koha për reformatizim të qeverisjes lokale. Duhet kuptuar se ne disa Drejtori kemi të bëjmë me performancë të dobët, duke filluar nga ato publike, ujësjellësi, mbeturinat Shërbimet Publike, Financa, Zhvillim Ekonomik, Tregu.

Ka zëra që kërkojnë të bëhen reforma thelbësore në këto rrethana, në te cilat po kalojmë.

Kjo është dita kur duhet të mobilizohemi sa më shumë dhe të dalim në fushatë me arsyetime pozitiv para qytetarëve si dhe mbrojtjen dhe forcimin e strukturave të LDK-së nëpër nëndegë, emërimin e personave me potencial të lartë profesional për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Unë shpresoj se z. Lutfi Hazirin është kandidati më unifikues për të marrë kreun e partisë së LDK-së dhe i aftë t`i menaxhojnë gjitha dëmet e shkaktuara kësaj partie pas rënies së madhe që pësoi në zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt.

Nëse bëjmë krahasime me rivalët brenda partisë së LDK-së në nivel qendror, asnjëri nuk ka qenë më unifikues e më i moderuar se Lutfi Haziri.

…………………………….

(Autori është anëtar i Kryesisë së Degës dhe kryetar i nëndegës në Zhegër)