Po hetohet vdekja e një foshnje në Fushë Kosovë

Nga QKMF në Fushë Kosovë është raportuar për një foshnje pa shenja jete. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.

Lagjja 28, Fushë Kosovë 19.02.2021 – 05:00-07:00. Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë  i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, thuhet ne raportin e policise. (foto arkiv)