Lutfi Haziri: Heqja e taksës nuk i jep oksigjen situatës së rënduar politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për heqjen e taksës 100 për qind nga ana e kryeministrit, Albin Kurti, por duke e zëvendësuar me reciprocitet.

Haziri ka shkruar në profilin e tij në Facebook se heqja e takës në këtë mënyrë, nuk i jep oksigjen situatës së rënduar politike.

“Heqja e taksës është bërë pa kurrfarë koordinimi e pa kurrfarë angazhimi, sidomos me Qeverinë amerikane. Nuk shoh që i jep oksigjen politik kësaj situate të rënduar politike. Edhe pse taksa e mori me vete Qeverinë e dytë, veprimi i sotëm ka me qenë me pasoja prapë”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook.

Këtë mesazh Haziri e ka përcjellë me një foto të strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjilan. /Mediafokus.info/