Lutfi Haziri: Kjo është arsyeja që vendosa të rikandidoj në Gjilan

Nënkryetari i Parë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për herë të parë për arsyen pse vendosi të rikandidojë për kryetar të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Në Pressing të T7, Haziri ka thënë se rezultati i fundit zgjedhor, më i keqi në histori për LDK-në, ka bërë që t’i hyjë sërish garës.

“Shumica prej objektivave dhe programeve në Gjilan janë realizuar, shumica e problemeve janë zgjidhur dhe një pjesë janë buxhetuar. Rezultati i fundit zgjedhor, Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK… Por, përtej partisë, unë e kam dëgjuar zërin e qytetarëve të Gjilanit të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që të kandidoj. Më kanë shtyrë që t’i hyj garës në Gjilan. Më 17 korrik kam vendosur, asnjë ditë më herët”, ka thënë Haziri./Mediafokus.info/