Lutfi Haziri: Në Podujevë u bë lufta LDK me ish-LDK
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka lënë të kuptohet se në Podujevë nuk ka fituar LVV, pasi sipas tij, në garë ishte LDK kundër ish-LDK.
“Në Podujevë u bë lufta LDK ish-LDK. Bulliqi ka qenë veprimtar i LDK deri në kohën e demarkacionit”, ka thënë Haziri për RTV Dukagjini.
Në aspekt të përgjithshëm, Haziri tha se LVV rezultatin e saj po e kapitalizon duke e përça LDK’në dhe për këtë, sipas tij, faji është te LDK’ja./Mediafokus.info/

