Lutfi Haziri: Roli i grave në Gjilan tradicionalisht ka qenë determinues i fitores së madhe të LDK-së

Gratë e Forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i kanë dhënë mbështetje të madhe kandidatëve të LDK-së për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kandidatit për kryeministër, Avdullah Hoti, aktivitet ky i organizuar nga kryetarja e FG-së në Gjilan, Valentina Bunjaku – Rexhepi. 

Nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se roli i grave në Gjilan tradicionalisht ka qenë determinues i fitores së madhe të partisë që e themeloi presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, duke shtuar se edhe kjo mbështetje e sotme dëshmon se fitorja e LDK-së do të jetë e madhe më 14 shkurt. 

“Roli i grave në Gjilan ka qenë determinues edhe në garën time si kandidat për kryetar, por edhe në zgjedhjet parlamentare sepse besimi vjen përmes jush. Unë jam krenar që gratë në qeverisjen e Gjilani kanë pasur hapësirë të madhe veprimi, duke ia besuar pozitat më të larta menaxheriale. Do ta rrisim përfaqësimin dhe rolin e gruas në qeverisjen lokale dhe qendrore”, ka thënë kryetari Haziri. 

Ai theksoi se nëse i krahasoni me listat tjera, kandidatët e LDK-së janë dukshëm më të mirët, njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional të cilët meritojnë përkrahjen. 

Kandidatët për deputetë nga radhët e LDK-së kanë falënderuar gratë e Gjilanit për mbështetjen, duke shfaqur zotimin se do të jenë zëri i fuqishëm i programeve të Gjilanit në Kuvendin e Republikës, sikurse edhe zëri për forcimin e pozitës së gruas. 

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët: 

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Avdi Pireva – 68 dhe

Ajet Avdyli me numër 83