Lutfi Haziri sërish uron Abdixhikun: Jemi shkollë politike
Lutfi Haziri, ka folur për herë të parë pas kuvendit të së dielës, ku Lumir Abdixhiku, u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
.Haziri e ka uruar sërish Abdixhikun për marrjen e drejtimit të LDK-së, teksa për këtë parti thotë se tregoi edhe njëherë që është standard dhe shkollë politike.Shkrimi i plotë nga Lutfi Haziri:
Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke.
LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal.
Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!

