Lutfi Haziri u kërkon falje aleatëve për sjelljen mos-mirënjohëse të Albin Kurtit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s mbi caqet serbe, u ka kërkuar falje aleatëve për sic ka thënë, sjelljen mosmirënjohëse të kryeministrit Kurti.
“25 vite shpresë, besim dhe paqe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Garantues të sigurisë dhe paqes në bashkëpunim me popullin e Kosovës. Na falni për këtë Qeveri që s’po sillet si mirënjohëse. Po, ata janë mosmirënjohës, por Ne jemi edhe mirënjohës edhe falënderues. Çdo ditë, edhe pas 25 vjetësh, Ju falënderojmë përjetë!”, ka shkruar Haziri.