Makina del nga rruga, humb jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi makina me të cilën ai po udhëtonte ka dalë nga rruga. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok.

“Drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi  R.Z.,22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (foto arkiv)