Makina përplas motorin në këtë qytet shqiptar

Një aksident është raportuar në orën 18:40 të ditës së sotme në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë, ku një makinë ka përplas motorin.

Burimet zyrtare policore thonë se një makinë ka përplasur një motor në ecje.

Për pasojë, drejtuesi i motorit, shtetasi A.L., 39 vjeç, ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar menjëherë në spital për shkak të plagëve të marra.

Po ashtu, është shoqëruar në komisariat shoferi i makinës, L.S., për t’u pyetur mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje,m dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /noa.al/