Makina përplaset në murin e një shtëpie, humb jetën shoferi

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Kamenicë, ku një person ka humbur jetën pasi makina të cilën po e drejtonte ka goditur murin e një shtëpie.

Fsh. Shipashnicë e Epërme, Kamenicë 08.01.2022 – 07:00. Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte duke u përplasur në murin e një shtëpie. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftim.