Mali i Zi lejoi me ligj përdorimin publik të flamurit shqiptar

Parlamenti malazez ka miratuar projektligjin për simbolet kombëtare.

Me 41 vota pro, projektligji i hartuar nga ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Malin e Zi, garanton edhe përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, nga shqiptarët e Malit të Zi.

Është fshirë neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar.

Duke u bazuar në këtë ligj, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të Malit të Zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar.

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicat, Mehmed Zenka, tha se miratimi i këtij ligji do të forcojë vlerën multinaconale të Malit të Zi./veriu.info/