Maliqi: Raportohet se SHBA ka njohuri që Rusia planifikon të sulmojë një vend të NATO’s, ndërkohë Kosova s’ka institucione

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar vizitën e drejtorit të CIA’s, John Ratcliffe, në Moskë.

Maliqi, ka shkruar se, Wall Street Journal, ka raportuar se SHBA-të kanë njohuri për një plan të Rusisë për ta sulmuar një vend të NATO’s, ndërsa, Kosova është pa institucionet.

‘’Drejtori i CIA John Ratcliffe ishte pardje në një vizitë të papritur dy orëshe në Moskë. Hera e fundit kur një drejtor i CIA ka vizutuar Moskën ishte në nëntor të vitit 2021. Asokohe Uilliam Burns e paralajmëroi Kremlinin se SHBA-të kishin njohuri mbi planin për pushtim të Ukrainës dhe kërkuan nga rusët që të tërhiqeshin. Wall Street Journal sot raportoi se edhe Ratcliffe ka shkuar pardje me mision të ngjashëm kritik, dhe se SHBA-të kanë njohuri për një plan të Rusisë për ta sulmuar një vend të NATO-s.

Kosova, ndërkohë, pa institucione’’, ka shkruar Maliqi.