Maliqi: Shtëpitë e mërgimtarëve janë amaneti ynë
Këshilli i fshatit Malishevë është thellë i shqetësuar nga ndodhitë e fundit në fshat.
Në një reagim të Këshillit thuhet se vjedhjet dhe demolimi i disa shtëpive janë të pa pranueshme e sidomos shtëpitë e mërgimtarëve.
‘Këto shtëpi janë amanet yni’, thotë Latif Maliqi, kryetar i Këshillit.
‘Ne kërkojmë nga organet e rendit që sa më shpejt t’i zbulojnë këta keqbërës dhe t’i paraqesin para organit të drejtësisë, njëherësh kërkojë nga bashkëfshatarët që të mobilizohen dhe të bashkpunojnë me organet e rendit që sa më shpejt t’i qesim në shesh këta keqbërës.
Do të angazhohemi dhe në koordinim me organet e drejtësisë që t’i publikojmë emrat e këtyre keqbërësve.
Kërkoj qe secili që ka mundësi të kujdeset për secilën shtëpi të mërgimtarëve, sepse edhe ato shtëpi janë të tonat.
Si këshill do jemi në kontakt me organet e rendit dhe në moment të caktuar do t’i publikojmë të gjithë emrat e këtyre keqbërësve.
Të gjitha të mirat në fshatin tonë vijnë si rezultat i mërgimtarëve dhe ua kemi me borxh atyre të kujdesemi për pasurinë e bërë me djersë’, ka thënë kryetari i fshatit, Latif Maliqi.

