Malvina e pranon fenë islame para Myftiut të Shkupit

Malvina Alili ka pranuar fenë islame. Ajo e ka thënë shehadetin para Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, raporton TS.

“Pas një bashkëbisedimi me znj. Malvina Alili, rreth njohurive për Islamin dhe arsyes për këtë vendim të saj për pranimin e islamit, publikisht, me vetëdije e bindje të plotë, me vetdëshirë dhe vullnet të lirë deklaroi shehadetin, me çka edhe e pranoi fenë islame si fe të saj.

Lus All-Ilahun e madhëruar që t’u falë lumturi, mirëkuptim e harmoni familjare, t’i begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.” — thuhet në faqen zyrtare të Myftiut të Shkupit, Qenan ef. Ismaili.

Ndryshe, znj. Alili, jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.