Shqiptarja diplomon në Danimarkë me notë maksimale në mjekësi

Në mesin e femrave shqiptare që po arrijnë suksese në profesionin e tyre, jashtë vendit, është edhe Xheneta, me prejardhje nga qyteti i Tetovës, shkruan albinfo.ch.

Xheneta është një grua e çiltër, pozitive dhe shumë e dashur për stafin mjekësor në Danimarkë. Ajo ka zgjedhur të ushtrojë profesionin e mjekësisë, një profesion i vështirë, por shumë i dashur për të.

Xheneta Selmani Qazimi është mjekja më e re në shtetin e Danimarkës, përfundoi studimet për mjekësi, duke diplomuar me notën maksimale 12.

Pa dyshim biografia e saj është njëra ndër historitë e suksesit të diasporës sonë në fushën e mjekësisë.

Ajo është me prejardhje nga nga Nerashti i Tetovës. Ndërkohë që shollimin e kishte filluar në Ballerup, shkollën fillore, pastaj edhe gjimnazin e ka kryer po në këtë vend, që njihet si komunē në periferi të Kopenhagës.

Pas rezultateve të larta që po tregonte Xheneta në shkollën e saj, u pranua në një ndër universitetet më të njohura në botë, në Universitetin e Kopenhagës, në fushën e mjekësisë.

Për vite të tëra ishte studente e notës 12, e cilësuar si nota më e lartë në këtë shtet. Ajo mori titullin për Mjekësi dhe u bë mjekja më e re e diplomuar në Danimarkë.