Maqedonia e Veriut liron nga arresti ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Pushkolli

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, njofton se është liruar nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut, pak orë pas arrestimit të tij në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

Ai ka falënderuar policinë për korrektësinë dhe profesionalizmin.

Postimi i tij i plotë:

Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës.

Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!

Më herët vetë Pushkolli kishte bërë njoftimin për arrestimin e tij

Njoftim për arrestimin

Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe.

Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia.