Marre, ju e doni shtetin për aq sa nuk pikëpreken interesat tuaja
Izmi Zeka
Mbase këto ditë dhe muaj që po kalon Kosova, nuk janë të lehta. Por pa hy në elaborim, diçka që i kalon suazat njerëzore dhe dëmton interesin e shtetit, ishte dhe është dualiteti në qëndrime shtetërore.
Këto ditë kur në Parlament diskutohej për marrëveshje ndërkombëtare që duheshin aprovuar në Parlamentin e Kosovës me 2/3, ku diskutimet ishin pakufi dhe pa sens, tregonin nivelin tonë politik mbi interesat shtetërore.
Kur Kosova gjendet para një kolapsi ekonomik, apo më thjesht kur popullata dhe bizneset kanë probleme deri në reduktim të gjithçkaje e që për rezultat ka humbjen e vendeve të punës, Parlamenti bënë shou dhe nuk kalon marrëveshjet ndërkombëtare që kryesisht lidhen me burime financiare për të ndihmuar Kosovën.
Besoni ose jo, shpërfaqja e deputetëve në Parlament ishte gërditëse dhe pa vizion, duke mos i ngjarë një institucioni çfarë duhet të jetë ky tempull i demokracisë.
Për fund mund të them vetëm marre, marre. Ju e doni shtetin për aq sa nuk pikëpreken interesat tuaja.
……………………………………………………
(Autori është anëtar i KD të PDK-së)

