Martin Shkreli lirohet nga burgu dy vite para kohe
Martin Shkreli është liruar nga burgu dy vite para kohe. Ai vuajti deri tani 5 vite, në vend të 7 sa ishte i dënuar.
Avokati i 39-vjeçarit, Ben Brafman, tha për “New York Post”: “Jam i lumtur të njoftoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood, pasi i plotësoi të gjitha kushtet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij”.
Shkreli u dënua me burgim në vitin 2018 pasi bleu të drejtat ekskluzive për ilaçin antiparazitar Daraprim për 55 milionë dollarë në vitin 2015 dhe e rriti çmimin e tij në 750 dollarë për tabletë nga 17,50 dollarë për tabletë.
Kompania gjithashtu bllokoi konkurrentët nga krijimi i versioneve gjenerike.
Praktikat e kompanisë nxitën zemërimin e gjerë të publikut në atë kohë.

