S’ka Haxh për ata që nuk vaksinohen kundër COVID-19

S’ka Haxh për ata që nuk vaksinohen. Arabia Saudite njoftoi se këtë vit vaksina kundër COVID-19 është kushti kryesor për haxh.

Sipas gazetës “Ukaz”, ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, zyrtarëve të ministrisë u ka thënë se ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh, raporton AA.

Ministri Rabiah gjithashtu kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.