Maskat tentojnë t`ia rrëmbejnë fëmijën nga duart një prindi në Vushtrri

Një person në Vushtrri ka raportuar në polici se pesona të panjohur, të maskuar, kanë tentuar t`ia rrëmbejnë djalin 11-vjeçar, por kanë dështuar.

Rr. Blerim Zuqaku, Vushtrri 02.05.2021-23:07. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rasti është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuet në njodftimin e policisë.