Qentë i bëjnë për spital dy gjakovarë

Dy gjakovarë kanë përfunduar në spital, pasi në raste të ndara janë sulmuar nga qentë, derisa po lëviznin me biçikletë.

Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë 03.05.2021 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qarkulluar me biçikletë, është sulmuar nga qen endacak duke pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Rr. Nëna Tereze, Gjakovë 03.05.2021 – 17:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qarkulluar me biçikletë, është sulmuar nga qen endacak duke pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, thuhet në raportin e policisë.