“Matuf plak” – Aktivistja e VV-së eskalon me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin
Dje është varrosur luftëtari i orëve të para të UÇK-së, një herësh familjar i Adem Jasharit, Sahit Jashari.
Sahit Jashari, së bashku me Sami Lushtakun, kanë kryer disa aksione guerile në vitet 1992 dhe 1993. Ata ishin miq të pandarë, derisa vdekja i ndau.
Gjatë ditës së sotme, në një video janë parë Sami Lushtaku dhe baca Rifat Jashari duke pritur së bashku të pamen për vdekjen e Sahit Jasharit.
Xhevrie Ademi, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në tubimet e Vetëvendosjes, e ka quajtur Rifat Jasharin “matuf plak” dhe “gërxhull plak”.
Me fyerje të rënda, ajo ka thënë se në të ardhmen nuk do të çuditej nëse do ta shihte Rifat Jasharin duke u përqafuar me serbët e Listës Serbe.
Vajza e Xhevrie Ademit, Majlinda Ajvazi, ishte kandidate e VV-së për asambliste në Fushë Kosovë.


