Shkëlqen nxënësja nga Gjilani, Famesa Demiri, rrëmben çmimin e parë në Garat Ndërkombëtare “ArsKosova” 2026

Nxënësja e shkollës së muzikës në Gjilan, Famesa Demiri, ka shkëlqyer në instrumentin flaut në garat ndërkombëtare të muzicientëve “Ars Kosova” 2026, duke e rrëmbyer çmimin e parë.

Njoftimi i plotë i shkollës së muzikës në Gjilan:

🌟 Një arritje e jashtëzakonshme për Shkollën e Muzikës Gjilan! 🌟

Në Garat Ndërkombëtare të Muzicienëve “ArsKosova” 2026, nxënësja jonë Famesa Demiri ishte e vetmja që përfaqësi shkollën tonë me dinjitet të lartë në instrumentin flaut, në një konkurrencë me nivel botëror.

Me talent të veçantë, përkushtim dhe interpretim artistik të nivelit të lartë, ajo arriti të shkëlqejë në skenë, duke rrëmbyer çmimin e parë 🥇.

Kjo arritje e jashtëzakonshme është rezultat i punës së saj të palodhshme, si dhe udhëheqjes profesionale dhe përkushtimit të mësueses së saj, e cila meriton gjithashtu përgëzime të veçanta për kontributin dhe suksesin e arritur.

🎉 Urime Famesa Demirit dhe mësueses Emire Rifati  për këtë sukses të madh dhe përfaqësim dinjitoz të Shkollës së Muzikës Gjilan në këtë skenë ndërkombëtare! 🎉

Shkolla E Muzikës Gjilan