Matura,18 nxënës u përjashtuan nga testi, u kapën me telefona

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se sot është mbajtur Provimi i Maturës Shtetërore.

Në njoftimin e Ministrisë, thuhet mes tjerash se 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit.

‘’ Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre. Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Gjatë procesit të testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon komisionerët, administratorët dhe të gjithë personat e angazhuar për kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.