Mbi 1100 raste të reja dhe 30 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pandemia e koronavirusit vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut. Kështu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 30 persona.

Po ashtu, bëhet me dije se nga 2,846 testime të kryera, janë konfirmuar 1,160 raste të reja me COVID-19.

Lajm i mirë është se 1,097 pacientë e kanë mposhtur virusin.