Mbi 12 mijë krerë bagati u bënë kurbanë për Bajram

Mbi 12 mijë, ose saktësisht 12.174 krerë bagëti janë pranuar në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku më pas janë therë për kurban.

BIK-u ka njoftuar se do t`i publikojnë edhe emrat e atyre që kanë dorëzuar kurbanë.

Ky numër kurbanësh nuk përfshin edhe kafshët e tjera të prera në ditën e Bajramit, që nuk u dorëzuan në BIK.

“Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së”, thuhet në njoftim.

“Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij”, përfundon njoftimi.