Mbi këtë “formulë” Memli Krasniqi pritet ta bëj Kryesinë e re të PDK’së

Kush ka çfarëdo pozitë në PDK, nuk mund të jetë anëtarë i Kryesisë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo është formula që po e ndjek kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi për ta themeluar Kryesinë e re të subjektit që tashëm drejton.

“Nëse je anëtar i Kryesisë nuk mund të jesh deputet, ose nëse je anëtar i Kryesisë nuk mund të jesh kryetar dege, apo edhe nëse je kryetar komune nuk mund të jesh anëtar i Kryesië”, kanë theksuar për Gazeta Blic burime brenda PDK-së.

Se Kryesia e re do të do ta ketë kët formulë e ka paraljëmruar edhe vet kryetar i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli krasniqi gjatë Konventës së 10 të PDK që u mbajt të shtunën e kaluar ( 3 korrik ).
“Nuk është koha që disa prej nesh t’i kemi nga dy e tri pozicione. Aty ku jemi, duhet ta japim maksimumin, dhe duke u bërë më shumë – arrijmë suksese më shumë. Na duhet të koncentrohemi që të bëjmë më të mirën, aty ku jemi, pa e pasur të domosdoshme që të jemi gjithkund. Beteja kryesore sot është në Kuvendin e Kosovës. Andaj, në bindjet e mia, në vizionin tim, deputetët duhet ta kenë tërë vëmendjen dhe angazhimin e tyre vetëm në Kuvend, derisa Kryesia duhet të jetë trup ekzekutiv i përbërë nga zyrtarët e partisë që nuk kanë angazhime të tjera institucionale në këtë kohë”, kishte thënë ndër të tjera ai.Se në Kryesi do të ketë njerëz të rinj e ka konfirmuar edhe vet Krasniqi gjatë një fjalimi të gjatë të tij.

“Unë aspiroj ta ndërtoj një Kryesi të re, jo vetëm me njerëz të rinj, por edhe me ata që organikisht janë rritur në PDK. Me vajza e djem të PDK-së, me të cilët kemi filluar shumë kohë më parë, e që sot janë gra dhe burra të gatshëm për të marrë përgjegjësi udhëheqëse”, kishte paraljamëruar ai.