Serbi që u dënua me 10 vjet burgim e kishte dhunuar një grua në Vushtrri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dalë me një informatë për media pasi e shpalli fajtor serbin Zoran Vukotiq dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë  05 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Z.V. për veprën penale në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të panjohur të njësitit të përmendur rezervist të policisë serbe dhe personat e tjerë të armatosur dhe të uniformuar, Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Z.V. është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vite, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari, Z.V., si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin maj të viti 1999 gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare gjatë një sulmi të gjerë nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin  e Komunës së Vushtrrisë, në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të këtij njësiti, kishte marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, në kryerjën e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar në atë mënyrë që me datën 22 maj të vitit 1999, tek varreza e Vushtrrisë, forcat ushtarake, policore dhe paramilatre serbe në mesin e të cilëve edhe i akuzuari Z.V., kishin tubuar popullatën civile shqiptare që më parë ishin dëbuar nga vendbanimet e tyre i kishin urdhëruar të ulen të tokë dhe për derisa ishin në atë pozitë, i akuzuari me një mjet- shkop të drurit fillon ti rrahë duke i goditur në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit dhe në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të njësitit të përmendur i ndajnë meshkujt e rinj, i ngarkojnë me kamionë dhe i largojnë nga vendi në drejtim të panjohur, ndërsa gratë, fëmijët dhe pleqt i detyrojnë të presin në kolonë para një shtëpie dykatëshe, kinse për ti pajisur me kartela të identifikimit dhe me të ardhur rendi tek e dëmtuara D.1 i akuzuari e kishte marr me forcë duke e futur në një dhomë në katin e dytë të asaj shtëpie ku kishte edhe femra të tjera të zhveshura dhe të dhunuara nga disa polic, ku në prezencën e atyre femrave dhe policëve të tjerë i akuzuari e kishte përplasur të dëmtuarën për dysheme, me forcë ia kishte shqyer rrobat dhe kishte kryer aktin seksual – dhunimin.

Me këto veprime i akuzuari në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të panjohur të njësitit rezervist të policisë serbe dhe pjesëtar të tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

E dëmtuara, për realizimin e kërkesës pasurore juridkie udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.