Mbytet në detin e Durrësit një 43-vjeçar nga Serbia
Një 43-vjeçar nga Serbia është mbytur sot në detin shqiptar, derisa po lahej. Rasti ka ndodhur në plazhin e Durrësit, këtë mesditë. Bëhet fjalë për personin me inicialet M. S., 43 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

