Mbytet një pushues në plazhin e Durrësit

Një tjetër pushues është mbytur duke u larë në plazhin e Durrësit, sot në orët e pasdites.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Sektori Rinia, ku është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76-vjeç.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së të moshuarit.