Më 9 janar mbyllet konkursi letrar i Flakës së Janarit 2021

Konkursi anonim letrar “Flaka e Janarit”, që sivjet mbahet për herë të 30-të, si dhe Ora e Madhe Letrare, që të dyja bashkë përbëjnë njërën nga katër shtyllat bazë të këtij manifestimi ‘Pena e Flakës’, i shpallur publikisht më 9 dhjetor 2020, po shkon drejt përmbylljes.

Sabit Rrustemi nga Bordi i Flakës, ka thënë se data 9 janar 2021 shënon përmbylljen e afatit fiks në ora 24:00.

“Shfrytëzojeni këtë mundësi që Komuna e Gjilanit na e afron për të 30-tën herë radhazi, konkuroni sipas kritereve të konkursit anonim letrar, po edhe për të lexuar në Orën e madhe letrare.

Pjesa letrare e këtij Manifestimi, ua jep dy mundësi për t’i nderuar martirët, dëshmorët, heronjtë, po edhe figurat tjera të shquara të kombit, përmes artit letrar”,  ka thënë Rrustemi./Mediafokus.info