“Më fal, tokë, për mungesën, 1000 herë më fal”

Gentrit Azemi

Sot mbi supet e mia nuk vendosa vetëm “yllin” si gradë ushtarake, por mora përsipër përgjegjësitë dhe obligimet më të larta ndaj atdheut tim.

Ky nuk është një fillim i ri, por vazhdimi i rrugëtimit që nisa në vitin 2019, atëherë kur vesha uniformën e ushtrisë për herë të parë.

Kjo arritje sot është kurorëzimi i asaj ëndrre që kisha si fëmijë.

Do të jem gjithmonë ushtari yt, Kosovë!

Njohuritë e fituara për këto 3 vite në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë do t’i vë plotësisht në shërbim të mbrojtjes dhe ruajtjes së vendit e popullit tim.

Grada është bërë për të ndryshuar pozicionin në hiarkinë ushtarake, e jo për të ndryshuar karakterin e njeriut.

Prandaj, kjo gradë do të ndryshojë detyrat dhe përgjegjësit e mia, por kurrë nuk do të ndryshojë atë se kush jam.

Do të jem i palëkundur dhe i pakompromis përballë çdo kërcënimi ndaj sigurisë dhe sovranitetit të vendit tim.

Por do të jem miku më i mirë për ata që punojnë me nder, disiplinë dhe i shërbejnë atdheut tonë.

Kosovë, unë, biri yt, që t’i njoh plagët e tua!/Mediafokus