‘Me jetue qenka vonë…’

Te varri i një gjilanasi, ish-burrë i ndershëm e fisnik, qëdron kjo thënie e birit të tij, Shefqet Mehmeti, i cili po ashtu nuk jeton më.

Ai e kishte rikujtuar, para katër vitesh, për herë të fundit babanë e tij, Ramushin dhe sakrificat e tij për ta shkolluar e bërë mjek të birin.

Shefqeti ishte i vetëdijshëm se babai Ramushi ia kishte mundësuar me djersën e tij të bëhet mjek.

Në varrin e tij, i biri kishte shkruar këtë epitaf: “Me jetue qenka vonë, me vdekë qenka herët”.

Ramushi mbahet mend nga të vjetrit si një burrë punëtor, i drejtë, i ndershëm dhe i respektueshëm nga qytetarët e Gjilanit.

Ai nuk jeton prej mbi 30 vitesh dhe prej tre vitesh, atij i është bashkuar në përjetësi edhe i biri Shefqeti.

Në shenjë respekti ndaj prindërve, mjeku gjilanas i shërbente pa pagesë të gjithë pacientët që kishin emrat e njëjtë me babain dhe nënën e tij. /Mediafokus.info