“Më tha se do të më linte”, piloti grek pranon vrasjen e gruas së tij

Pas më shumë se një muaj hetime për të gjetur vrasësin e 20-vjeçares britanike Caroline, bashkëshorti i saj Charalambos Anagnostopoulos ka pranuar para autoriteteve se ishte ai vrasësi.

Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale. Ai pranoi pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan. Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe do të kërkonte divorcin.

Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës. Në mesazhet e zbuluara në telefonat e të dyve, kanë treguar se Caroline dhe i shoqi janë grindur vetëm pak orë para krimit të rëndë.

Për shkak të këtyre provave autoritetet përshpejtuar punën në 24 orët e fundit. Burri i Caroline, u mor me urgjencë nga Alonissos i shoqëruar nga oficerë policie për t’u paraqitur në polici.

Caroline, 20, u vra më 11 maj. Burri i viktimës krijoi skenarin për të fshehur krimin e tij. Ai deklaroi tek autoritetet se tre autorë të maskuar thyen një dritare të shtëpisë së tyre dhe hynë brenda ku po flinin çifti dhe foshnja e tyre 11 muajshe.

Ai tha se grabitësit e lidhën, ndërsa në përpjekjen për të neutralizuar 20-vjeçaren që po rezistonte e mbytën. Sipas 32-vjeçarit, autorët e krimit kishin marrë 15,000 euro që ishin në një kuti. Dyshimet u shtuan për policinë, pasi autorët nuk kishin lënë asnjë gjurmë dhe as nuk morën celularët e çiftit.

Gjatë periudhës së ndërhyrjes, drejtuesit e Sigurimit dhe Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike kërkuan tërësisht brendësinë e shtëpisë, pa gjetur ndonjë gjetje që konfirmon praninë e grabitësve.

Ata gjithashtu kërkuan dëshmi dhe video nga kamerat e sigurisë për të provuar praninë e grabitësve në shtëpi dhe për të zbuluar provat e arratisjes së tyre. Madje bashkëshorti i viktimës tha se njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe. Pas kërkimeve nuk u zbulua asgjë dhe provat e tjera sollën më pas përmbysjen e gjithë ngjarjes.